Qëndismat bullgare frymëzojnë që prej shekujsh. Shumëllojshmëria e elementeve të tyre është shprehje e shpirtit të pasur dhe talenteve artistike të gruas bullgare dhe mishëron kërkimin e vazhdueshëm të së bukurës. Prej pesë vitesh, Marija Gergova me frymëzim, talent dhe energji pozitive përpiqet të sjellë qëndisjen në jetën tonë moderne, duke e paraqitur atë në enë qelqi. Dhe ajo ia del mbanë – u sjell kënaqësi njerëzve, duke krijuar sende unike xhami.
Impulsin e parë e mori nga një tjetër grua e talentuar bullgare që qëndis mëngë të thurura. Kjo e bën Marija të mendojë - si t'i bëjë elementët e qëndisjes vazhdimisht të pranishëm në jetën tonë të përditshme. Blen libra me motive autentike, anëtarëson në disa grupe të specializuara në Facebook dhe kështu arrin të pasurojë vazhdimisht elementet që rikrijon mbi qelqin:
“Sa më të panjohura të jenë, aq më e madhe është gudulisja për t’i rikrijuar, sepse janë gjithashtu të ndryshëm, të larmë – diçka me të cilën jam shumë i kënaqur më pas, duke parë se si rezulton në qelq. Qëndisjet e njohura janë kudo këto ditë - njerëzit po i rikrijojnë ato në një sërë gjërash, jo vetëm në rroba. Unë dua që ajo që bëj të mbetet në kohë, prandaj motivet më të rralla janë më të vlefshme për mua” - thotë Marija, e cila e kthen hobin e saj në profesion. Ajo gjithashtu shpiku vetë teknikën e punës së vështirë të pikturës në qelq:
“Pika boje me vëllim më të madh ishte gjëja që shpika të duket realiste për qëndisje. Nuk huazova nga askund, mund të them me siguri se është gjëja ime. Punimi i një gote ka 13 faza - nga ngjyrosja e xhamit, deri në përfundimin e dantellave, për të cilat kam një afinitet të veçantë dhe i përfshiva gjatë përsosjes së procesit të pikturimit.
Puna është delikate - dekorimi i një shërbimi të verës, për shembull, kërkon më shumë se një muaj. Por kënaqësia është e madhe, sidomos kur arrin të vulos në gotë një model të vjetër qëndisjeje, të përcjellë brez pas brezi në ndonjë familje bullgare.
“Kur fillova 5 vjet më parë, ojnat e qëndisjeve të rajonit të qytetit Ruse ishin shumë me ndikim tek unë. Ndodhi që të rikrijoja edhe motive të trashëguara në një familje prej shumë vitesh - bëra një motiv për një dasmë që kalon nga gjyshja te mbesa dhe kjo personalisht më preku shumë pak kohë më parë” –thotë krijuesja, dhe njerëzit që i kanë besuar talentit të saj kthehen - me një porosi, por për një rast tjetër të bukur. Kjo i jep asaj një nxitje për të vënë shpirtin e saj në punë:
“Vetë energjia që kanë qëndisjet nuk më lë të shkoj tashmë 5 vitesh dhe kjo është një kënaqësi jo vetëm për shpirtin tim. Të shoh se ajo që bëj vlerësohet dhe mbetet në kohë, kjo është e mrekullueshme.”
Lexoni më shumë:
Intervistë: Mina Deneva nga BNR-Shumen
Teksti: Elena Karkalвanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Të preferuarat nga Mimi
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..