Ministrja e jashtme Maria Gabriel bëri thirrje për përmbajtje në komentet për shanset e Bullgarisë për të hyrë në Shengen pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Holandë. “Le të krijohet një qeveri, nuk angazhohem për një datë për hyrjen në Shengen”, tha ajo për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. "Argumentet janë politike, ekonomike, ka fakte të qarta. Bullgaria sigurisht që ruan kufirin e jashtëm të BE-së. Ne nuk po lutemi për asgjë, Bullgaria mbron pozicionin dhe vendin e saj", shpjegoi ministrja.
Lidhur me anijen e rrëmbyer nga husët jemenas me kapitenë bullgarë në bord, Gabriel deklaroi: "Që nga dita e parë kemi informacion. Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them, sepse në raste të tilla është e rëndësishme të jemi diskretë, është që ne jemi në kontakt dhe koordinim të nevojshëm me institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë gjithçka që bashkatdhetarët tanë të kthehen shëndoshë e mirë në Bullgari”.Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për..
Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i..