Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Konkurrent" mbledh hitet rock dhe këngët e reja në albumin e tyre të dhjetë "Në rrugën e vështirë"

Foto: FB / konkurentband

Është gati albumi i dhjetë jubilar i rock-grupit "Konkurrent", i titulluar "Në rrugën e vështirë". Disku përmban 11 versione të incizuara në studio dhe 3 performanca "live" bonus të këngëve ikonike të grupit: "Jepmë kohë", "Mama" dhe "Ëndrra e plotësuar".

"Në rrugën e vështirë" mbledh këngët më të fundit të grupit.

Pse e kanë quajtur albumin e tyre “Në rrugën e vështirë”, na shpjegon vokalisti i grupit Emill Ançev:

"Kjo është historia jonë - "Në rrugën e vështirë", sepse rruga nuk është gjithmonë e mbushur me trëndafila. Ne donim që ky album përvjetor të ishte i veçantë për grupin, kështu që kemi mbledhur këngët tona më të fundit dhe këngët ikonike. Presim me padurim që edhe publiku ynë t’i dëgjojë, sepse reagimi i tyre është ajo gjë që na emocionon më shumë!”


Publiku do të mund t'i dëgjojë këngët nga albumi në një koncert-promovim më 24 nëntor në Dimitrovgrad (Bullgari Jugore), ndërsa disku do të dalë të nesërmen - më 25 nëntor.

Dëgjoni si tingëllon hiti i “Konkurrentit”: “Jepmë kohë”, në një performancë të përbashkët me Orkestrën Simfonike të BNR-së:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: FB / konkurentband



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzika e Milen Kirov - një përzierje emocionuese e muzikës klasike me xhaz dhe folklor

"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..

botuar më 25-03-13 7.05.PD

Interpretues virtuozë në edicionin përvjetor të "Festivalit të Muzikës Evropiane" në Sofje

Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..

botuar më 25-03-12 8.23.PD

DEEP ZONE Project me një interpretim modern të hitit të tyre "Bullgarja"

Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..

botuar më 25-03-12 6.15.PD