Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi i tarifave tashmë zbulon shpejtësinë në rrugë, së shpejti do të ketë gjoba

Foto: BNR - Burgas

Nëpërmjet softuerit të ri, kamerat e sistemit kombëtar të tarifave tani zbulojnë edhe shpejtësinë e drejtuesve të automjeteve. Tejkalimi i shpejtësisë monitorohet në qendrën e kontrollit të BG TOL nga 295 kamera, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ drejtori i BG TOL Georgi Temellkov. Sistemi është një nga më modernët në Evropë. Pritet që brenda 4 muajve të nisë gjobimi i shkelësve. Kjo do të ndodhë pas miratimit në Kuvend të një shtese në Ligjin për Qarkullimin Rrugor, për të cilën deputetët kanë dakordësi të plotë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Brendshme nis luftën kundër pajisjeve vape me lëndë narkotike

Ministri i Brendshëm Daniell Mitov njoftoi në një postim në rrjetet sociale se Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar po punon dhe po gjen sajte ku shiten pajisjet vape me drogë. "Po kërkohet një zgjidhje sistematike që do të..

botuar më 25-02-04 11.21.PD

Rreziku nga minat në Detin e Zi do të vazhdojë për vite pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër Minave Detare në Detin e Zi. Aktualisht, ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar mbi 100 mina..

botuar më 25-02-04 10.54.PD

Parlamenti duhet të vendosë se si do të votohet në zonën elektorale jashtë vendit

Që nga 1 janari ka një zonë zgjedhore jashtë vendit. Në zgjedhjet e reja parlamentare, ajo do të prezantojë listën e tij. Por sa e gjatë do të jetë kjo listë do të vendoset më herët në fund të marsit me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbetet për t'u..

botuar më 25-02-04 9.58.PD