Një pjesë e madhe e problemeve në fushën e mbrojtjes janë komplekse dhe kërkojnë zgjidhje komplekse. Në shkurt do të prezantojmë politikën e përgjithshme të kabinetit në Librin e Bardhë për Mbrojtjen, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në parlament gjatë debatit për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë, për politikën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri ishte kategorik se vota e mosbesimit të kërkuar nga BSP, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” nuk pasqyron gjendjen objektive të ushtrisë.
“Udhëheqja aktuale politike është e pabesueshme dhe e dëmshme, ministri i mbrojtjes është jo adekuat ndaj situatës politike dhe ushtarake si në fjalë ashtu edhe në sjellje dhe vet ai përbën një rrezik për sigurinë. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për Bullgarinë është shumë më keq jo nëse qeveria largohet, por nëse qëndron”, tha në diskutimet Kristian Vigenin nga BSP.
Kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov e qortoi Tagarevin me fjalët: "Ju nuk i shërbeni Bullgarisë. Ju jeni nëpunës ukrainas dhe shërbimet duhet të merren me ju. Vendi juaj është në burg.”
Nga "Ka një popull të tillë" deklaruan se qeveria duhet të bjerë. “Prandaj ne do të mbështesim çdo votë mosbesimi, pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë”, tha deputeti Grozdan Karaxhov.
Votimi do të realizohet 24 orë pas përfundimit të debatit parlamentar.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..