Pianisti dhe kompozitor i xhazit Zhivko Petrov është gjithnjë e më i preokupuar nga rruga dhe drejtimi. Dy vjet pasi Zhivko Petrov Trio (JP3) na dha një drejtim të ri me albumin "Ndrysho drejtimin", tani është koha për të udhëtuar deri në disa nga këndet më emocionuese me këngën më të re "Në rrugë". Kompozimet janë sërish vepër e Zhivko Petrovit (piano), në bashkëpunim me Dimitër Semov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). Të tre muzikantët rikrijojnë tablo nga 11 pika të botës - siç i shohin dhe i ndjejnë.
Rrugëtimi muzikor “Në rrugë” tashmë ka fansa në mbarë botën. Ai tingëllon në radiot xhaz në SHBA dhe Kanada dhe është albumi i dytë më i preferuar nga redaktorët muzikorë dhe DJ në Shtetet e Bashkuara.
Ditët në vijim fansat e trios do të mund ta kalojnë dhe ta përjetojmë këtë rrugëtim me muzikantët, pasi Trioja Zhivko Petrov (JP3) është sërish në rrugë me albumin, kësaj here nëpër disa qytete të Bullgarisë. Koncertet realizohen me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
Përveç "Në rrugë", në këto koncerte të trios fansat e muzikantëve do të kenë mundësinë të dëgjojnë kompozimet krejt të reja të krijuara enkas për prezantimin e filmit "Mishi" të Dimitër Stojanoviç, i cili pritet të shfaqet në vitin 2024.
Duke dëgjuar "Mëngjesi i së Shtunës në Sofje" nga albumi i JP3 "Në rrugë" na vjen në mendje një nga frazat e preferuara të Zhivko Petrov: "Jeta është e mrekullueshme..."
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: jivkopetrov.com, Blagoevgrad Blues&Jazz
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..