Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët kërkuan një ndërprerje të menjëhershme të derogimit për naftën ruse

Foto: EPA/BGNES

"Ne kemi një vit që pretendojmë se të gjitha përfitimet e derogimit janë për Lukoil dhe regjimin e Putinit dhe se konsumatori bullgar nuk ka asnjë përfitim," komentoi deputeti i GERB, Deljan Dobrev. Ai bëri të ditur se është duke përgatitur një propozim të ri për ndërprerjen e menjëhershme të derogimit, i cili do t'i dërgohet Kuvendit Popullor. Ideja u mbështet nga kryetari i grupit parlamentar të DPS-së Deljan Peevski, i përfshirë në listën "Magnitsky".  "Për ne kjo gjë duhet të ndodhë menjëherë. Partitë që nuk e mbështesin janë parti pro Putin," tha Peevski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 24 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..

botuar më 24-12-23 7.35.MD

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD