Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Oleksander Baron nga Odesa: Gabimisht pretendohet se Ukraina është një vend i huaj për bullgarët e Besarabisë

Foto: Arkiva personale

Ndonëse nga ana arsimore është pedagog i specializuar në fizikë dhe matematikë, bullgari besarabian Oleksander Baron nuk ka punuar as edhe një ditë si mësues. Fotografia kthehet në profesionin e tij dhe një rol për këtë luan edhe vajza e tij, e cila kërkonte të mësonte më shumë për paraardhësit dhe origjinën e saj.

“Ajo tregoi interes për rrënjët e saj bullgare dhe unë si baba vendosa ta çoj në shkollën bullgare të së dielës në Odesa - thotë Oleksander në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Filloi të shkonte atje çdo të shtunë, u bë pjesë e një grupi kërcimi dhe merrte pjesë me fëmijët e tjerë në festat e shkollës. Grupi i kërcimit filloi të shfaqej në skenat e qytetit dhe unë isha shumë krenar që fëmija im vishte kostume popullore bullgare dhe luante valle bullgare. Kur fillova t'i fotografoja dhe t'i postoja në Facebook, shikoja reagimet dhe komentet dhe kjo më bëri të postoja gjithnjë e më shumë“.

Personazh kryesor në fotot e tij janë personat që performojnë në festa dhe festivale të ndryshme. Në fillim, të rinjtë mes tyre ishin më pak në numër, por me kalimin e kohës, paralelisht me popullaritetin e fotografive të tij, interesi për takimet u rrit dhe qëndrimi ndaj kostumeve popullore ndryshoi. Shumë emocionuese për të janë momentet kur të moshuarit ia përcjellin brezit të ri njohuritë e tyre për traditat.

Fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022 ndryshon prioritetet për Oleksander Baron. “Kur filluan të lëshoheshin raketat, nuk kishte as festivale, as festa, as dëshirë dhe as energji për gjëra për të tilla”, thotë bullgari i Besarabisë.

“E lashë kamerën për disa muaj derisa Tetiana Stanevës i lindi një ide për të bërë një film për tre gra nga Bolgradi, burrat e të cilave janë në frontin e luftës. Gjatë procesit të xhirimeve bëra edhe fotot e mia të para ushtarake. Më pas, kur shumë bullgarë filluan të dërgojnë ndihma në Ukrainë, pata mundësinë të udhëtoj në Irpen dhe Buça (qytetet në rajonin e Kievit), ku fotografova ndërtesat e bukura, shtëpitë, blloqet e apartamenteve të cilat ishin të plasaritura dhe të shkatërruara. Ndjenja që ndjeva ishte e tmerrshme, edhe pse ishim atje gjysmë viti pas tërheqjes së rusëve nga zona”, kujton Oleksander.

Sipas tij, agresioni rus është i aftë të shkatërrojë gjithçka, por kombi ukrainas ka dëshmuar shpirtin e tij luftarak, këmbënguljen dhe dëshirën për të jetuar, të cilën askush nuk mund ta thyejë. Këtë pranverë disa nga fotot e tij u prezantuan në Parlamentin Evropian në Bruksel me ftesë të eurodeputetëve bullgarë. “Atëherë kisha vetëm 14 foto dhe kërkoja një mënyrë për të shkuar në Nikollaev ose Herson për të fotografuar shkatërrimin, por me fillimin e sulmeve në Odesa, unë plotësova albumin me pamje nga atje”, shpjegon fotografi.

Përditshmëria e bullgarit të Besarabisë prej dy vitesh kalon në përpunimin dhe transferimin e lajmeve nga fronti, të cilat ai dhe një ekip ukrainas që jetojnë në vendin tonë i publikojnë në platformën “Fronti i Besarabisë”.

“Me materialet që unë përzgjedh, u tregojmë njerëzve në Bullgari, të cilët nuk dinë ose nuk duan të na kuptojnë, se për ne Bullgaria është atdheu ynë, ndërsa Ukraina është shtëpia jonë. Fshatrat tanë ndodhen atje, të parët tanë janë varrosur atje, ku tjetër të shkojmë dhe pse? ”

Bullgari i Besarabisë Oleksander Baron nga Odesa është i bindur se Rusia nuk mund ta frikësojë popullin ukrainas:

“Nuk duam të bien raketa edhe nëpër fshatra, por ato tashmë po bien mbi fermat, magazinat apo garazhet me makineri bujqësore. Ata nuk mund të kuptojnë se nuk mund të na trembin, ata thjesht po shkaktojnë urrejtje për kombin e tyre dhe për gjithçka ruse për shumë e shumë vite në vazhdim”, është i bindur fotografi ukrainas me rrënjë bullgare. Më kujtohen muajt e parë pas pushtimit, kur njerëzit pikturonin lule rreth vrimave të plumbave në gardhe, nga reagimet e njerëzve dhe nga gjendja ime e brendshme, kuptova se edhe nga tmerri i plotë mund të dalë diçka e bukur”, shton Oleksander Baron.

Foto: Oleksander Baron

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD