Një numër rekord garuesish do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të patinazhit artistik Kupa "Denkova-Staviski" nga 8 deri në 12 nëntor në “Pallatin e Dimrit” në Sofje.
290 patinatorë nga 22 vende do të garojnë për trofetë e edicionit të njëmbëdhjetë të garës. Përveç sportistëve më të mirë bullgarë, do të ketë përfaqësues të Australisë, Hong Kongut, Britanisë së Madhe, Spanjës, Francës, Italisë, Ukrainës, Çekisë dhe vendeve të tjera.
Në mesin e patinatoreve bullgare do të jetë edhe Alexandra Feigin – pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike të Pekinit dhe fituese e kupës “Denkova-Staviski” në vitin 2018.
Hyrja në “Pallatin e Dimrit” do të jetë falas.Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..