Rusia urdhëroi korrespondentin e Radios Kombëtare Bullgare në Moskë, Angell Grigorov, të largohej nga vendi në përgjigje të vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar nga Bullgaria korrespondentin e gazetës "Rossijskaja Gazeta", Aleksandër Gacak.
Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se kolegu ynë urdhërohet të dorëzojë dokumentet e tij të akreditimit si një "masë pasqyre" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, e cila e shpalli atë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“E udhëhequr nga parimet e lirisë së medias dhe bashkëpunimit pragmatik, pala ruse do të jetë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të punës së korrespondentit të BNR në Moskë, nëse qeveria bullgare merr një vendim pozitiv për akreditimin e gazetarit të “Rosijskaja Gazeta”në Sofje”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Sot, Angell Grigorov u lajmërua për vendimin nga një punonjës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Sipas tij, nga sot ai nuk ka të drejtë të kryejë funksionet e tij si korrespondent i BNR-së.
Radioja Kombëtare Bullgare përhapi një deklaratë në lidhje me revokimin e akreditimit dhe dëbimin e korrespondentit të medias publike Angell Grigorov nga Federata Ruse. Në të thuhet:
“Udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare deklaron kategorikisht se në të gjithë punën e tij si korrespondent në Moskë për më shumë se 6 vjet, kolegu ynë Angell Grigorov ka respektuar me përpikëri standardet etike ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.
Dëbimi nga Rusia i korrespondentit të vetëm të medias bullgare është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion. BNR është e zhgënjyer nga përpjekja për të shfrytëzuar akreditimin e korrespondentit tonë në Moskë si një mjet presioni dhe pazari nga ana e palës ruse”.
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..
Mes natyrës së egër të Rodopeve Lindore, në rajonin e qytetit të Kërxhalit, shtrihet Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”. Ky është një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në këtë pjesë të Bullgarisë. Së bashku me tufat e mëdha të muflonëve, këtu..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..