“Mënyra e zhvillimit të raundit të parë të zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë dhe kryetarë bashkie nxori edhe një herë disa probleme, duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e procesit zgjedhor”, thekson “Transparenca pa Kufij”. Shoqata tregon për një sërë praktikash vicioze, si turizmi elektoral, blerja e votave dhe votimi i kontrolluar, ngatërrimi i fletëvotimeve dhe një mënyrë e diskutueshme e hartimit të protokolleve me rezultatet nga anëtarët e Komisionit Seksional Zgjedhor.
Në prag të raundit të dytë, “Transparenca pa Kufij” u bën thirrje institucioneve, partive dhe kandidatëve për kryetar bashkie që të parandalojnë shkeljet zgjedhore. KQZ-ja duhet të sigurojë shikueshmëri gjatë numërimit të votave dhe Ministria e Brendshme të marrë masa aktive kundër votës së blerë dhe të kontrolluar, duke përfshirë edhe rotacionin e punonjësve të saj nga drejtoritë e tjera rajonale, janë disa nga rekomandimet e shoqatës.
“Transparenca pa Kufij” rekomandon gjithashtu ngritjen e qendrave rajonale të numërimit për të kufizuar manipulimet dhe gabimet në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve.Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë,..
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..