Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.
“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.
Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..
Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...
Kreu i nderit i DPS-së, Ahmed Dogan, u paraqit në selinë e DPS-së në Sofje për të zhvilluar konsultime për listat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kandidatët për deputetë, njoftoi qendra e shtypit e partisë.“Ahmed Dogan u kthye në shtëpinë e..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija..