Lufta sjell shkatërrim dhe shkretëtirë pas saj. Ndërpret rrugë, rrëzon ura, shkatërron dashuri, përçan bashkimin. Literalisht dhe figurativisht. “Lufta është një epidemi traumatike” (the war is traumatic epidemic), thotë gjeniu rus i mjekësisë njerëzore, Nikollaj Pirogov. Një kohë nga ku lindin dhimbjet tona nesër. Dhe nëse deri vonë artin mund ta përdornim lehtësisht si ilaç për çdo traumë mendore, sot duket se edhe kjo urë është nën shënjestër. Dhe ne duhet ta kishim ditur më mirë, pasi e kemi kaluar tashmë këtë rrugë!
"Guximi: një fjalë e madhe ruse e përshtatshme për gjuhën e fëmijëve të fëmijëve tanë, të pastër dhe të lirë" - Anna Ahmatova
Vetëm pak ditë më parë një tjetër shfaqje e “Anna. Realiteti i shtuar. Prova” - shfaqja e fundit e Maja Pramatarovës. Monospektakli me pjesëmarrjen e aktores Linda Ruseva është vepër e regjisores Katja Petrova dhe skenografes Tita Dimova-Vantek. Teksti, i shkruar në prag të luftës me Ukrainën, u frymëzua nga epoka e argjendtë e kulturës ruse (e lidhur me modernizmin, nga fundi i shekullit të XIX-të deri në vitet 20-30 të shekullit të XX-të), largimi i inteligjencës nga vendi i njohur si "avullore filozofike", dhe sigurisht nga jeta e një prej poeteve më të mëdha të asaj kohe dhe më jo vetëm - Anna Ahmatova. Vetë autorja Maja Pramatarova është një kozmopolite e vërtetë teatrore. Dramaturge, studiuese teatrore, përkthyese dhe regjisore, 13 vitet e fundit të jetës së saj i kaloi mes Bullgarisë, SHBA-së dhe Rusisë, ku deri vonë ishte pjesë e ekipit të Institutit Bullgar të Kulturës në Moskë. Ajo e njeh mirë mjeshtërinë e bisedës skenike me kohën.
Arsyeja e shkrimit të shfaqjes ishte jeta e Anna Ahmatovës. Le të tregojmë për jetën e një prej poeteve më të mëdha në epokën e argjendtë, përmes historive të saj personale, lidhjeve të saj të dashurisë me artistin Amedeo Modigljani, me poetin dhe bashkëshortin e saj Nikollaj Gumiljov, përmes drithërimeve të saj lidhur me qytetet e Parisit dhe Petersburgut. Por sikur kjo histori personale na largoi dhe na përqendroi në kohën aq mizore ndaj poetëve të saj, në kohën e avulloreve filozofike, kur nga Rusia largohen jo vetëm filozofë, por edhe ekonomistë, inxhinierë, intelektualë. Dhe në një farë mënyre të frikshme, kjo tingëllon kaq bashkëkohore dhe e rëndësishme tani. Un punoj në teatër dhe pamundësia për t'u shprehur lirshëm pa u sanksionuar ishte shkak që shumë regjisorë të largoheshin nga Rusia. Disa qëndruan, fati i tyre nuk është shumë i lehtë”- thotë bullgarja.
Jo si në një film, lufta i thyen rrënjët. Vetëm pak ditë më parë në Sofje u prezantua për herë të parë një lexim teatror me elementë të shfaqjes “Finist – Skifter i qartë” i përkthyer nga Maja Pramatarova dhe Ilja Zllatanov. Aksioni në kryeqytet është pjesë e një projekti në mbrojtje të autorëve të shfaqjes, dramaturges Svetllana Petrijçuk dhe regjisores Zhenja Berkoviç, që u arrestuan në Rusi.
“Performanca e tyre mori çmimin “Maska e Artë” për vitin 2022 dhe tani, në një mënyrë paradoksale, ajo për të cilën ata u shpërblyen ishte edhe një arsye për t’u akuzuar. Ata aktualisht ndodhen në paraburgim dhe me gjithë mbështetjen e shumë njerëzve, personazheve të teatrit dhe publikut në Rusi dhe Evropë, ata janë ende atje. Pra, çështja është shumë komplekse. - thotë Maja Pramatarova, duke vënë në dukje tolerancën kulturore dhe natyrën dialoguese të skenës bullgare.
“Ku mbaron arti dhe ku fillon jeta?” është një nga pyetjet e postuluara në shfaqjen “Anna. Realiteti i shtuar. Prova”. Maja pranon se publiku është gjithmonë më shumë se sa pritet dhe qëndron edhe pas “uljes së perdes”. “Ata qëndrojnë për një bisedë, e cila ndonjëherë është pothuajse aq e gjatë sa vetë performanca”, thotë ajo.
Sot, nostalgjia dhe shqetësimet e Pramatarovës janë më së shumti të lidhura me atë se kur dhe si secili prej nesh do të jetë në gjendje të jetë përsëri atje, në Rusi. Ajo pranon se nuk është në gjendje të përshkruajë makro-kornizën e pasojave të asaj që po ndodh, sepse tabloja po ndryshon jashtëzakonisht shpejt dhe ashpër. Por në një nivel personal, njerëzor, ajo është e bindur për një gjë:
Do të jem gjithmonë i lidhur me këtë kulturë. Dhe shpresoj që situata, kjo ndarje, nuk do të zgjasë kaq gjatë”.
Deri atëherë, ne mund të "shohim" Anna Ahmatovën. "Shpinën e saj të drejtë, forcën e saj, aftësinë e saj që në këto kohë që ndryshojnë të jetë një person i denjë", siç vëren vetë Maja.
Sepse përgjigjet fshihen diku atje, në fjalë.
Foto:Facebook/ Maja Pramatarova, Kaja Hristova, Facebook / „Çitalishte.tо“
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..