Sot, më 5 nëntor, në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku të drejtë vote kanë 6 038 052 zgjedhës. Kryebashkiakët zgjidhen aty ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë. Balotazhi zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar bashkie që kanë marrë numrin më të madh të votave. Votohet për zgjedhjen e 91 kryetarëve të bashkive, 451 kryetarëve të rajoneve dhe 31 kryetarëve të komunave.
Është kurioz fakti që në katër bashki në raundin e dytë zgjedhja bëhet ndërmjet tre kandidatëve, pasi kandidati i dytë dhe i tretë kanë një numër të barabartë votash - këto janë bashkitë e Suhozem, Dragash Vojvoda, Dobrina dhe Vasiljovo.
Ndër vendbanimet ku mbahen balotazhet janë 19 qytete rajonale, duke përfshirë tre më të mëdhenjtë në vend - Sofjen, Plovdivin dhe Varnën.
Dita e zgjedhjeve do të përfundojë në orën 20:00. Në rast se ka qytetarë që presin përpara seksioneve për të ushtruar votën e tyre, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00. Rezultatet e para të exit poll-ve të agjencive sociologjike pritet të shpallen në orën 20:00. Raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2023 do të mbahet mend për një sërë kuriozitetesh, ku më i madhi është votimi me makinë që u anulua pas një skandali menjëherë para zgjedhjeve.
Foto: BGNES
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...