Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale është e ulët

| rinovuar më 23-10-30 10.17.PD
Foto: arkiv

Do të ketë një raund të dytë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes. Kandidati i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe "Shpëto Sofjen" Vasill Terziev kryeson me 31.3%. Vanja Grigorova, e mbështetur nga BSP, përballet me të me 21.1 %.

Pjesëmarrja në votime ishte 37.5, sipas një mostre 100% të kompletuar nga regjistrimi paralel i “Gallup International Balkan” – agjencia sociologjike që është partnere e BNR.

Në raundin e parë u zgjodhën kryetarët e bashkive të qyteteve rajonale: Kërdxhali - Erol Mymyn DPS; Jamboll - Valentin Revanski "Demokracia e drejtpërdrejtë"; Burgas - Dimitër Nikollov GERB; Vraca - Kalin Kamenov GERB; Stara Zagora - Zhivko Todorov GERB; Koalicioni lokal Pernik - Stanisllav Vlladimirov; Montana - Zllati Zhivkov GERB-SDS; Tërgovishte - Darin Dimitrov GERB.

Në qytetin e dytë më të madh të vendit, Plovdiv, më 5 nëntor do të ketë një raund të dytë mes Kostadin Dimitrov nga GERB dhe Ivajllo Staribratov nga PP-DB, në Varna do të konkurrojnë Ivan Portnih GERB dhe Blagomir Kotsev PP-DB. Balotazh do të ketë në qytetet rajonale Sliven, Veliko Tërnovo, Kjustendill, Haskovo, Vidin, Pazarxhik, Pleven, Razgrad, Ruse, Dobriç, Shumen, Silistra, Loveç, Smoljan, Gabrovo dhe Bllagoevgrad.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD