"Ne kemi bërë hapin e parë, që është më i rëndësishmi - kemi vënë në qendër të debatit problemet e njerëzve punëtorë, të njeriut të vogël", tha Vanja Grigorova, e mbështetur nga e majta e bashkuar - BSP për Bullgarinë, E Majta dhe të tjerë, pasi u bë e qartë se sipas rezultateve të exit poll-it, do të ketë balotazh për kryetar të bashkisë së Sofjes midis saj dhe kandidatit të PP-DB, “Shpëto Sofjen” Vasill Terziev. Sipas fjalëve të saj, për balotazhin Vanja Grigorova do të kërkojë mbështetje nga të gjitha partitë, koalicionet dhe organizatat joqeveritare që besojnë se njeriu i vogël nuk është realisht i vogël dhe ka arsye për ta vënë atë në qendër të politikës së bashkisë metropolitane.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..