Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtorët e Rafinerisë “Lukoil” po protestojnë në Burgas

Foto: BTA

Punëtorët e Rafinerisë së naftës “Lukoil” po protestojnë në Burgas. Ata insistojnë të mbajnë vendet e tyre të punës. Trafiku në autostradën “Trakia” në zonë është i bllokuar, vetëm autobusët e transportit urban dhe ambulancat lejojnë kalimin e protestuesve. Pakënaqësia u provokua nga propozimi i GERB-it për ndërprerjen e parakohshme të derogimit të “Lukoil”-it për të punuar me naftën ruse.Punonjësit  janë të shqetësuar edhe për njoftimet për një shitje të mundshme të rafinerisë. Ata bënë të ditur se janë gati për të mbërritur te protestojnë edhe në kryeqytet.

Nga Brukseli, kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se shqetësimet e protestuesve për derogimin e naftës ruse janë të bazuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD

KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..

botuar më 24-10-30 7.53.MD

Parashikimi i motit për 31 tetorin 2024

Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-10-30 7.35.MD