Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

110 vjet Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë

Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë është organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë

Foto: arkiv

Më 16 nëntor 2023 është kremtimi zyrtar i 110-vjetorit të themelimit të organizatës më të vjetër të shkrimtarëve në Evropë – Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë (SBP). Ngjarja solemne do të mbahet në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje, nën patronazhin e kreut të shtetit Rumen Radev.

Krahas mbrojtjes së të drejtave të krijuesve bullgarë, Lidhja zhvillon edhe një veprimtari jashtëzakonisht aktive ndërkombëtare. Për shembull, është organizata jonë ajo, që bën shumë për të sjellë një numër shkrimtarësh në idenë e paqes - diçka që është ende aktuale sot.

“Kontributin më të madh e dhanë takimet e shkrimtarëve në Bullgari në vitet 60-të, 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar - thekson Bojan Angellov, kryetar i SBP-së. - Në to morën pjesë rreth 800 shkrimtarë të huaj, duke përfshirë një numër nobelistësh. Na kanë vizituar shkrimtarë nga SHBA, Evropa Perëndimore, Rusia, India, Japonia dhe Kina. Sot përpiqemi të ruajmë traditën e takimeve ndërkombëtare të shkrimtarëve, por tashmë me mundësi shumë më modeste financiare.”

Bojan Angellov

Në vitin 2018, u nënshkrua një kontratë midis lidhjes bullgare dhe atyre të shkrimtarëve serbë, rumunë, sllovakë dhe kroatë. Shtëpia Botuese “Shkrimtari Bullgar” boton antologjinë “Kufijtë e Danubit” me vepra të autorëve nga Gjermania, Bullgaria, Sllovakia, Hungaria, Serbia, Moldavia dhe Ukraina, me idenë se lumi Danub është lidhja natyrore midis Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore. Si rezultat i bashkëpunimit me Serbinë, shkrimtarët serbë vizituan Sofjen vitin e kaluar dhe u nënshkrua një marrëveshje për botimin e një antologjie dygjuhëshe me vepra të 20 poetëve bullgarë dhe 20 serbë. Gjithashtu po shqyrtohet botimi i 5 librave të autorëve tanë në Serbi dhe 5 librave të autorëve serbë në Bullgari.

Kur bashkojmë forcat, gjuha e letërsisë bëhet gjuhë ndërkombëtare e miqësisë – është i bindur Bojan Angellov. - Tani lufta është një pengesë e madhe midis Rusisë dhe Ukrainës, por ne jemi në marrëdhënie miqësore me shumë shkrimtarë ukrainas. Me ndihmën e shkrimtarit dhe përkthyes ukrainas Viktor Mellnik, në Ukrainë u botuan libra të 9 autorëve bullgarë. Në vitin 2022, më shumë se 100 qytetarë ukrainas që ikën nga lufta u strehuan për gjashtë muaj në bazën rekreative të Lidhjes së Shkrimtarëve në vendpushimin tonë të Detit të Zi, “Zllatni Pjasëci”. Me këtë ne u kemi dhënë mbështetje shumë grave dhe fëmijëve të vuajtur dhe ka akoma njerëz që janë atje. Kjo është detyra e çdo personi – të ndihmojë njerëzit në nevojë.”

Gjatë verës, një grup shkrimtarësh suedezo-shqiptarë vizitoi Sofjen. Me ta Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë ra dakord për pjesëmarrjen e krijuesve bullgarë në një takim ndërkombëtar në prill të vitit 2024 dhe përgatitjen e një antologjie trigjuhëshe në suedisht, bullgarisht dhe shqip. Prej disa muajsh punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Kulturore Bullgare në Limasol, Qipro. Krijuesi i saj, Dobrin Dobrev-Finiotis, realizon një veprimtari të gjerë arsimore dhe letrare, duke tërhequr nxënës nga shkollat ​​bullgare dhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Qipro - thekson Bojan Angellov.

Shumë janë vendet me të cilat Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë punon në mënyrë aktive, thotë Bojan Angellov dhe shton:

“Si rezultat i marrëdhënieve tona të mira me Ambasadën e Azerbajxhanit, ne arritëm të botonim për herë të parë në Bullgari një antologji të poezisë bashkëkohore azere. Ne mbajmë kontakte edhe me Lidhjen e Shkrimtarëve Rus, sepse në fushën e shpirtit dhe kulturës ka gjithmonë një gjuhë të përbashkët.” 

Bojan Angellov, Nadja Popova, Hysein Hyseinov (Ambasador i Republikës së Azerbajxhanit), Anzhella Dimçeva dhe Ivan Esenski

Fjala bullgare arrin edhe në Amerikën e Jugut, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë.

“Shkrimtari bullgar Illko Minev jeton dhe krijon në Brazili – shpjegon Boris Angellov. - Ai shkruan në portugalisht dhe romanet e tij janë vazhdimisht ndër 10 librat më të lexuar në Brazili gjatë viteve të fundit. Ai është gjithashtu anëtar i lidhjes sonë dhe një donator. Falë donacioneve të tij, ne si udhëheqje tashmë katër vjet e ndajmë Çmimin Letrar Kombëtar “Valeri Petrov” dhe i përkrahim poetët dhe shkrimtarët tanë që janë në nevojë sociale. Në Argjentinë u krijua organizata “Bullgarët në Argjentinë”. Me ndihmën e Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë – pas arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy institucioneve në vitin 2020 – u krijua Platforma Elektronike për Autorët Bullgarë në botën spanishtfolëse. Në të mund të lexohen vepra, të dhëna biografike, intervista, reportazhe. Si rezultat i kësaj kontrate, në Bibliotekën e Kongresit në Buenos Aires u krijua një seksion për letërsinë bullgare.”

Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë ndërvepron në mënyrë aktive me disa organizata kulturore të autorëve bullgarë në SHBA dhe Kanada.

Organizata është gjithashtu anëtare e rregullt e Këshillit Evropian të Shkrimtarëve pranë Komisionit Evropian.

“Ne rregullisht marrim pjesë në juri gjatë përcaktimit të Çmimit Evropian për Letërsi – vazhdon Bojan Angellov. - Ne gjithashtu marrim pjesë me përfaqësuesit tanë në konferenca ndërkombëtare që i referohen direktivës së të drejtës së autorit në bibliotekat e PLR. Fatkeqësisht, në Bullgari nuk po bëhet asgjë për të mbrojtur të drejtat e autorit të krijuesve, librat e të cilëve janë në biblioteka. Dhe në fakt, kjo është diçka që duhet ta kishim bërë në vitin 2007. Shkruam letra, shkonim në simpoziume. Në momentin që i drejtohemi një ministri, ai tashmë është zëvendësuar. Por unë ende shpresoj për një sukses të fundit, sepse aplikimi i kësaj direktive ndikon në shpërblimin e drejtë të punës së shkrimtarëve bullgarë.”

Bojan Angellov me ambasadoren e Pakistanit Zonjën Mariam Madiha Aftab

Lidhja e shkrimtarëve Bullgarë gjithashtu punon në kontinentin aziatik, duke ruajtur marrëdhëniet e partneritetit me Kinën, ndërsa me Pakistanin u arrit një marrëveshje për aktivitete të përbashkëta me Akademinë e Letrave të Pakistanit. Kështu që ne kemi sedrën si organizatë për të biseduar me secilin vend. Unë mendoj se kjo është në thelbin e organizatës.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BGNES, SBP




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD