Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Plovdiv Jazz Fest në qytetin e Plovdivit

Foto: plovdivjazzfest.com

Nga data 27 deri më 29 tetor do të mbahet edicioni i radhës i Plovdiv Jazz Fest. Në mesin e muzikantëve nga Bullgaria, Austria, Italia, SHBA dhe Brazili, të cilët do të vizitojnë qytetin bullgar, është një fitues i çmimit Grammy dhe 24 muzikantë të nominuar për çmimin prestigjioz muzikor.

Adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë pianistin e njohur Joey Calderazzo (më 29.10), së bashku me saksofonistin e shkëlqyer Miguel Zenon me 11 nominime për çmimin Grammy, tre kitaristë të shquar Julian Lage, Wolfgang Muthspiel dhe Chico Pinheiro, pianisten dhe këngëtaren italiane Francesca Tandoi dhe dyshjen e jashtëzakonshme Veselin Veselinov-Eko dhe Milen Kukosharov  - Das Weltschmerz Duet.


Në skenën e Shtëpisë së Kulturës "Boris Hristov" nga ora 20:00 çdo natë festivali do të prezantohen dy koncerte. Vëmendje e veçantë i kushtohet xhazit instrumental, përdorimit të kitarës në xhaz dhe koncerteve të dhomës.

Më 27 tetor, e premte - kontrabasisti Veselin Veselinov - Eko, i cili këtë vit feston 60 vjetorin e tij, do ta marrë çmimin për kontribut të përgjithshëm në xhaz.

Pjesë e programit të Plovdiv Jazz Fest është një ngjarje paraprake. Një ditë para hapjes, më 26 tetor, në orën 19:30 në Studion e Parë të Radio Plovdivit, pianisti Dimitër Bodurov do ta festojë ditën e tij të emrit me një koncert të Trios Bodurov.

Trioja Bodurov

Dimitër Bodurov është një pianist xhaz me origjinë bullgare, i cili jeton dhe punon në Holandë. I ndikuar fuqishëm nga folklori i vendit të tij të lindjes, ai krijon muzikë duke e kombinuar muzikën popullore bullgare me kompozimin klasik. Një shembull i mrekullueshëm për këtë është interpretimi i tij i këngës popullore "A je tulipan, a je zymbyl" - pjesa "Tulipani" nga albumi i Bodurov Trio ""Stamps From Bulgaria" " nga viti 2008.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD