Tarifa e vendosur së fundmi për importin dhe tranzitin e gazit rus përmes Bullgarisë nuk do të ketë ndikim negativ për konsumatorët evropianë. Kjo do të ndikojë vetëm në fitimet e Gazpromit. Këtë ua premtuan ambasadorëve të vendeve të BE-së në takimin në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel, ministrat e financave dhe energjetikës Asen Vasilev dhe Rumen Radev.
“BE nuk duhet të jetë e varur nga gazi rus. Nuk duhet lejuar financimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës me paratë e taksapaguesve evropianë”, tha Denkov.
Para diplomatëve, kryeministri shprehu shpresën se në dhjetor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian, do të merret vendimi i duhur për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset bullgare dhe evropiane.Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..