Nuk ka asnjë arsye të mirë se pse pranimi i Bullgarisë në Shengen nuk duhet të jetë një fakt deri në fund të vitit, tha Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov gjatë Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Luksemburg. Ai iu referua raportit të publikuar të Komisionit Evropian se Bullgaria dhe Rumania kanë bërë përparim të rëndësishëm në futjen e procedurave të shpejta për dhënien e azilit dhe kthimin e emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në BE. Stojanov theksoi se javën e ardhshme kryeministri Nikollaj Denkov do të bëjë një vizitë shumë të rëndësishme në Austri për çështjen e Shengenit.
Ministri i Migracionit i Holandës, Eric van der Burg, deklaroi se nuk ka gjasa që Haga të heqë veton për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen në një të ardhme të afërt. Ai kërkoi përsëri një komision të BE-së që të mbërrijë në Bullgari dhe të japë një vlerësim të pavarur të gatishmërisë së vendit për anëtarësim në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha për BNR se është optimiste për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në dhjetor.Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..