Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se kabineti ka një program menaxhimi deri në fund të vitit 2024. Në forumin "Takimi i biznesit me qeverinë", Denkov theksoi se po punohet për fillimin e reformave të prapambetura në drejtësi, administratë dhe arsim. Qëllime të tjera të Bullgarisë janë anëtarësimi në Shengen dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Modernizimi i ekonomisë bullgare është prioriteti i tretë i theksuar nga Denkov.
“Duhet të rrisim besimin ndërkombëtar, sepse investitorët janë të interesuar për këtë! Duhet të stabilizojmë sistemin politik, sepse të gjithë investitorët po thonë se është problem për ta nëse nuk ka stabilitet politik”, shpjegoi kryeministri. Ai theksoi se vendimet e partive të shumicës parlamentare që qëndrojnë pas kabinetit duhet të merren me konsensus për të qenë të qëndrueshme në kohë.Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt..