Presidenti Rumen Radev paditi Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e tokave bujqësore, të vendosura me ndryshimet në Ligjin për energji nga burimet e ripërtëritshme, me të cilat ai nuk pajtohet. Ndryshimet heqin pothuajse të gjitha kufizimet për vendosjen e instalimeve të energjisë ripërtëritëse në tokën e punueshme, gjë që krijon rrezikun e ndërtimeve të pakontrolluara në zona bujqësore dhe kullota cilësore të çdo lloj objekti të prodhimit të energjisë të erës, diellore, hidroelektrike, gjeotermale apo energjia nga biomasa dhe biokarburante. Sipas presidentit, kjo bie ndesh me Kushtetutën, sipas së cilës toka është pasuria kryesore kombëtare dhe toka e punueshme përdoret vetëm për qëllime bujqësore.
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..