14 tetori është veçanërisht solemn për banorët e Sevlievos, pasi është festa e qytetit në të cilën kremtohet shenjtorja mbrojtëse ShënPetka. Dita fillon me një liturgji të shenjtë festive, pas së cilës të gjithë shkojnë në shesh. Aty mbretëron kungulli, i cili ka qenë simbol i qytetit që në kohë të hershme. Pasojnë konkurse dhe çmime - për mjeshtrit e specialiteteve të kungujve dhe për fermerët që kanë kultivuar kungujt më të mëdhenj dhe më të gjatë për këtë vit.
Festivali i kungujve në Sevlievo është kulmi i Panairit Tradicional të Vjeshtës në qytet, i cili ka një histori të gjatë - është mbajtur për herë të parë në vitin 1922, është miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Sevlievos.
Për Ditën e Sevlievos, atmosferë festive sjell edhe një gamë e pasur artistësh të ftuar - festivali udhëtues "Rruga" do të gjallërojë zonën e këmbësorëve rreth mesditës, dhe më pas në sallën sportive "Dan Kollov" do të fillojë tubimi i "Severnjashki Gajtani" - interpretues nga grupet e valleve popullore bullgare. Festa nuk mund të jetë e plotë pa lojërat "Vallja tradicionale në kohën e kungullit". Galeria dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor "Asen dhe Ilia Pejkovi" dhe Shkolla Haxhistojanovo. Të ftuarit në Sevlievo pritet të jenë Vlladimir Mihajllov - fituesi i një shfaqjeje të madhe televizive dhe diva e muzikës folk Malina.
Foto: Facebook /Adrina TurPërktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..