Boza e mirë duhet të jetë shumë e trashë dhe shija e grurit të ndihet qartë, thonë mjeshtrit. Si bëhet boza sipas një recete tradicionale të Radomirit – ja çfarë do të shohin mysafirët e qytetit të Radomirit në festën shumëngjyrëshe kushtuar pijes së grurit. Ajo zhvillohet më 14 tetor me titullin “Me bozë, gatime e këngë”.
Në fillim të shekullit të kaluar, Radomiri ishte qendra e prodhimit të bozës dhe fama e bozës së Radomirit u përhap në mbarë vendin. Banorët e qytetit e mësuan zanatin nga shqiptarët, për të cilët thuhet se janë mjeshtrit më të mirë të pijes së ëmbël në Ballkan.
E këtë vit për festën po hap dyert punishtja ku bëhet boza e famshme e shqiptarit Ali Serbez, themelues i prodhimit dhe tregtimit të bozës në qytet. Nga kjo do të marrë jetë edhe pazari i vjetër i qytetit, ku zonjat e sofistikuara me çadra dielli dhe freskuese dore, së bashku me zotërinjtë e tyre, do të pinë nga një bozë, do të blejnë produkte shtëpiake dhe do të rikrijojnë kështu atmosferën e pazarit të fillimit të shekullit të kaluar. Krahas bozës do të ketë edhe demonstrime për përgatitjen e bakllavasë. Përveç kësaj, ekspozita muzeale në "Stojova Kështa" jep mundësinë për të prekur enët dhe objektet e lashta që lidhen me zanatin e prodhimit të bozës.
Në Radomir ndodhet edhe monumenti i vetëm në botë i bozaxhiut, i cili i ngjason brezave të mjeshtrit vendas Baj Ilija. Ndërsa receta për bozën unike të Radomirit tingëllon e thjeshtë: "ajo bëhet nga meli, nëse nuk s kemi në dispozicion - nga mielli i elbit ose thekrës. Piqet, zihet për 3 orë në ujë, vendoset në një koritë prej pishe, shtohet brumë, lihet për 8 orë dhe ndodh mrekullia”.
Foto: BGNES
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..