Qeveria anuloi vendimet e kabineteve të mëparshme të vitit 2018 dhe 2012 lidhur me ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari - "Belene". Vendimet i referohen shpalljes së zonës së centralit të Belenës si objekt me rëndësi kombëtare dhe zhvillimit të negociatave me investitorët dhe prodhuesit e mundshëm të pajisjeve. Me vendimin e sotëm të kabinetit, caktohet ministri i energjisë që të marrë masa për përfundimin e procedurës së shpallur nga Kompania Elektrike Kombëtare për përzgjedhjen e investitorit strategjik për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene” dhe njoftimin e kandidatëve të preferuar për paraqitjen e ofertave, me të cilët ishte nënshkruar një marrëveshje e konfidencialitetit.
Më 21 gusht në Athinë, në një takim midis kryeministrit Nikollaj Denkov dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, pala ukrainase konfirmoi interesin e saj për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga centrali i parealizuar “Belene” dhe pajisjet e tyre.Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..