Anija kërkimore shkencore bullgare “Shën Kirill dhe Metodj” do të niset nga Varna për në Antarktidë në ditët e para të nëntorit për të marrë pjesë në ekspeditën e 32-të kombëtare polare në kontinentin e akullit. Pas 45 ditësh, anija do të ankorohet në bazën bullgare “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston. Para se të hyjë në Ngushticën Drake do të ndalet në Ushuaja, porti më jugor i Argjentinës në Tokën e Zjarrtë. Atje, një navigator do të hipë në bord për të udhëhequr anijen nëpër ujërat e stuhishme. Në bord nga atje do të ngjiten gjithashtu ndërtues bullgarë, shkencëtarë dhe ekipi i logjistikës. Ata do të mbërrijnë me aeroplan Ushuaja, tha për BTA udhëheqësi i ekspeditës, Prof. Hristo Pimpirev. Nga mesi i dhjetorit do të hapet baza polare bullgare për sezonin e ri. Pas kësaj, në grupe të ndryshme, shkencëtarët do të vijnë dhe do të rrotullohen në bazë deri në fund të marsit.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..