Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FMN rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Bullgarisë në vitin 2023

Foto: arkiv

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rritur parashikimin e rritjes për ekonominë bullgare në vitin 2023, sipas raportit vjeshtor të institucionit. Në vitin 2023, PBB-ja bullgare do të jetë 1.7%. Kjo është 0.3 për qind më shumë nga vlerësimet në raportin e pranverës. Por për vitin 2024, FMN pret që PBB-ja e vendit të rritet me 3.2 për qind, në vend të parashikimit prej 3.5 për qind në prill. Parashikimi i inflacionit është i lartë. Në vitin 2023 pritet të arrijë në 8.5 për qind, në sfondin e një inflacioni të parashikuar prej 7.5 për qind në pranverë.

Biznesi bullgar është pesimist për perspektivat në 2024. Një anketë e Shoqatës së Kapitalit Industrial mes anëtarëve të saj tregon se 80% presin që shitjet të ulen ose të mbeten në nivelin e vitit 2023. 43% presin të ardhura më të ulëta financiare dhe vetëm 1/4 janë optimistë për fitime më të mira dhe po planifikojnë investime më të mëdha. 4/5 e sipërmarrësve të anketuar presin që eksportet të ulen ose të mbeten të pandryshuara.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD