Rajna Kabaivanska mori çmimin italian "Shqiponja e Artë" (Aquila d'Oro). Statuetën ia dhuroi ministri i kulturës Krëstju Krëstev në një ceremoni solemne në ambasadën italiane.
Çmimi është ndërkombëtar dhe jepet për herë të parë jashtë Italisë, tha profesori Fabrizio Politi, president i jurisë. Prima e operës falënderoi bullgarisht dhe italisht dhe theksoi se për të shqiponja është zogu i lirisë.
“Rajna Kabaivanska është këngëtarja më domethënëse e operës së kohës sonë, e lindur në Burgas (Bullgari Juglindore) në vitin 1934. Karriera e saj e shquar është lidhur me të gjitha teatrot më të rëndësishme të operës dhe sallat e koncerteve, në të gjitha kontinentet, por ajo është veçanërisht aktive në Itali, ku këndon në të gjitha teatrot më të rëndësishme”, thuhet në arsyet për dekorimin e këngëtares. Çmimi i jepet edhe “për bindjen e saj për të përcjellë frymën e perfeksionimit në karrierën e artistëve të rinj”, shkruhet gjithashtu në arsye.
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..