Në Rezidencën “Bojana” ministrja e jashtme Maria Gabriel u takua me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Bullgari. Ajo shprehu shpresë që këto takime të bëhen vend për dialog dhe bashkëpunim të rregullt. Ministri informoi ambasadorët se prioritet kryesor për Bullgarinë mbetet hyrja në zonën Shengen deri në fund të vitit 2023, miratimi i monedhës së përbashkët evropiane para 1 janarit 2025 dhe anëtarësimi në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Gabriel theksoi anëtarësimin aktiv në BE dhe NATO dhe pjesëmarrjen në nismat “Korridori №8” dhe “Tri detet” si synime të rëndësishme të diplomacisë bullgare. Ministri i informoi diplomatët për takimin e ardhshëm të qeverive të Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë në fillim të javës së ardhshme, në të cilin u ftua për të marrë pjesë edhe Moldavia.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..