Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Denkov: Nënshkruam marrëveshje me punëtorët energjetikë që protestojnë

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, protestuesit dhe qeveria në personin e kryeministrit Nikollaj Denkov, ministra dhe deputetë, u ulën sot në tryezën e negociatave të vështira 7-orëshe. Rezultati ishte një marrëveshje e nënshkruar mes protestuesve dhe qeverisë, dhe forcat e përfaqësuara në parlament u bënë garantues i marrëveshjes. Megjithatë, u bë e qartë se dokumenti nuk ishte i nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e protestuesve. Në këtë fazë, nuk është e qartë nëse do të hiqen postblloqet në vend.

“Shteti nuk do të mbyllë administrativisht centralet me qymyr. Ata do të punojnë lirshëm. Tregu do të vendosë se cili prej tyre do të mbetet”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas takimit. Ai u shpreh se termocentralet siç i kemi ne nuk mund të zgjasin deri në vitin 2038 për shkak të kushteve të tregut. Marrëveshja e nënshkruar përbëhet nga 7 pika dhe nesër do të paraqitet për votim në Kuvendin Popullor. Denkov përsëriti se qeveria i dërgoi planet territoriale në fund të shtatorit për të mos shkelur afatet e përcaktuara nga KE dhe për të mos humbur burimet financiare përkatëse.

Tash e tutje do të fillojnë negociatat me KE-në, siguroi ai dhe shprehu shpresën se kjo do të zhbllokojë edhe procesin e negociatave ndërmjet kompanive energjetike, minatorëve dhe qeverisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Faqja në Facebook e Ambasadës së Ukrainës në Bullgari

Bullgaria dhe Ukraina ranë dakord për marrëdhëniet e tyre në arsim deri në vitin 2028

Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..

botuar më 25-01-08 9.44.PD

Parashikimi i motit për 8 janarin

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..

botuar më 25-01-07 7.40.MD
Ljudmilla Petkova

Problemi kryesor i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Bullgarisë është filozofia e tij e gabuar

Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..

botuar më 25-01-07 4.29.MD