Sigurimi i lidhjes së shpejtë dhe efikase midis Azisë dhe Evropës përmes porteve bullgare është ndër prioritetet e qeverisë. Kështu deklaroi ministri i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov në një takim me ambasadorin e Kazakistanit Viktor Temirbaev. Të dy diskutuan mundësitë e tërheqjes së trafikut transit të mallrave midis Azisë dhe Evropës dhe zhvillimin e potencialit të rajonit të Detit të Zi, i cili është i një rëndësie kyçe për rrugën e transportit trans-kaspik. U diskutua edhe mundësia e zhvillimit të lidhjes ajrore ndërmjet vendeve dhe baza ligjore kontraktuale në fushën e transportit ajror, e cila do të siguronte kushtet e nevojshme për kryerjen e transportit të rregullt të pasagjerëve dhe mallrave.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..