Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mblidhet sot për të diskutuar rastin me kishën “Shën Nikollaj Mirlikijski” të kryeqytetit, e njohur si Kisha Ruse. Tempulli u mbyll nga Ambasada Ruse në vendin tonë pasi vendi ynë dëboi tre priftërinj të akuzuar në spiunazh për Moskën.
Autoriteti suprem kishtar duhet të vendosë nëse kisha duhet të hapet ose nëse ajo duhet të mbetet e mbyllur siç është tani.
Ndërkohë, Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare” me kërkesë të prokurorisë mori përsipër detyrën për të përcaktuar se pronë e kujt është tempulli dhe terreni ngjitur me të.
Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..