Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..