Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, mbeti e treta në renditjen përfundimtare. Krësteva dhe Gekamburu e përfunduan turneun me nga 8.5 pikë, por fitorja në ndeshjen finale i solli medaljen e artë shahistes nga Amerika e Jugut. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikanja Carissa Yip, e cila gjithashtu shënoi 8.5 pikë.
Bellosllava Krësteva tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ se është ambicioze që të luajë sërish në turne në vitin 2024.Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..