Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para votimit vendor shtynë diskutimet në Kuvendin Popullor për Buxhetin 2024

Foto: BGNES, arkiv

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se rezultati më i mirë përfundimtar i zgjedhjeve lokale do të ishte nëse të tri partitë që hyjnë në qeveri do të kishin më së shumti këshilltarë dhe kryetarë komunash. “Kjo do të riafirmojë qeverinë”, tha Borisov në parlament. Ai theksoi se GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) përzgjodhën në mënyrë specifike kandidatët jopartiakë për votën lokale, të cilët do të mund të punojnë së bashku pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë kaos në komunat. “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) merr pjesë në të gjitha votimet, gjithmonë... Nëse doni të ngremë një lloj perdeje dhe të themi që punojmë në prapaskenë, nuk jemi dakord”, shpjegoi mekanizmin e pushteti politikani.

Nuk ka nevojë për marrëveshje koalicioni, tha në Kuvendin Popullor edhe deputeti i DPS-së, Deljan Peevski. “Të gjitha vendimet e rëndësishme nuk mund të ndodhin pa DPS, shoqëria ka zgjedhur parti të caktuara”, shpjegoi Peevski.

Dy politikanët shprehën mbështetjen për propozimin e dorëzuar në parlament për shtyrjen e debateve në Kuvendin Popullor për Buxhetin 2024 pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë propagandë parazgjedhore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.   Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-03-28 11.23.PD

Dy fëmijë me infeksion meningokokal rrezikohen nga vdekja

Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..

botuar më 25-03-28 10.51.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2025

Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..

botuar më 25-03-27 7.35.MD