Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk do t’i japë Ukrainës sistemet e saj C-300

Adm. Emill Eftimov
Foto: Stojan Radev, BNR

Ne nuk kemi ndërmend t’i japim Ukrainës të gjithë kompleksin raketor C-300, tha shefi i mbrojtjes, Adm. Emill Eftimov. Raketat C-300 me defekt që ne po diskutojmë për t’i dërguar në Ukrainë janë midis 3 dhe 5% të sasisë totale të disponueshme në vend. Armët që Bullgaria i ofroi Kievit deri më tani nuk ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bullgarisë, dhe veprimet e ushtrisë dhe NATO-së minimizojnë rreziqet e konfliktit në Ukrainë, theksoi Eftimov. Ai kujtoi se në vitin 2022, Bullgaria u përpoq të modernizonte komplekset C-300 dhe aeroplanët MiG-29 në Ukrainë, por lufta e ndaloi procesin. “Ne nuk kemi ndërmend të japim të gjithë kompleksin raketor derisa të gjejmë një aftësi zëvendësuese. Pas kësaj duhet të lidhet një kontratë, të bëhet dorëzimi, të trajnohet stafi  dhe vetëm atëherë mund të mendojmë për këtë çështje, por nuk do të jetë shpejt”, saktësoi Eftimov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD