Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe 7 vende të tjera të BE-së vendosën një standard më të lehtë për Euro-7

Foto: BGNES

Me përpjekjet e Bullgarisë dhe 7 vendeve të tjera të BE-së, u miratua versioni më i lehtë i standardit të ri Euro 7 për emetimet nga motorët me benzinë ​​dhe me naftë. Italia, Bullgaria, Republika Çeke, Franca, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kundërshtuan projektin fillestar, si joreal dhe me ndikim negativ në investimet në sektorin e automobilave në kalimin drejt makinave elektrike. Franca dhe Italia, të cilat kanë industri të fuqishme automobilistike, thanë se standardi kërcënon konkurrencën evropiane në një sektor që punëson 14 milionë evropianë. Euro 7 do të zëvendësojë Euro 6 nga viti 2025 dhe do të jetë i detyrueshëm për të gjitha automjetet e reja të shitura. Ai gjithashtu vendos standarde më të larta për bateritë e makinave. Zëvendësministri bullgar i ekonomisë dhe industrisë, Ivajllo Shotev, në Këshillin për “Konkurrencë” në Bruksel, theksoi se në vendet e ndryshme anëtare ka qasje të ndryshme në makina elektrike dhe Euro7 do të rrisë kërkesën për vetura të përdorura.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD