Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) nuk do të propozojë kandidatë për kryetar të kryeqytetit, dhe nuk do të mbështesë kandidat të forcës tjetër - edhe në balotazh, njoftoi deputeti i DPS-së, Deljan Peevski.
Në lidhje me kandidaturën e gazetarit Anton Hekimjan për kryetar të komunës së Sofjes të shpallur sot nga GERB, kandidati i PP-DB-së Vasill Terziev tha se përpjekjet e gazetarëve për të hyrë në politikë nuk përfunduan mirë. “Që të funksionojë mirë një shoqëri, duhet të ketë një mur kinez midis medias dhe politikës”, shtoi ai.
Sipas kreut të BSP Kornelija Ninova, kandidatura e Anton Hekimjan ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje. Ajo iu drejtua liderit të GERB-it Bojko Borisov me dy pyetje - a ishte kandidati për kryetar bashkie njeriu i tij personal në mediat private për të cilat ai punonte; a ia shiti Sofjen një tjetri për të fituar kundrejt angazhimit për të mos hetuar kryetaren e mëparshme Jordanka Fëndakova dhe “të gjithë skemën korruptive në komunë prej vitesh”.
Pas nominimit të GERB-it, kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadin parashikoi se kandidati i partisë së tyre do të shkojë në balotazh në kryeqytet. Sipas tij, në vendin tonë pothuajse nuk ka mbetur asnjë gazetari e pavarur dhe objektive.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..