Ministrja e Jashtme Maria Gabriel, Ministri i Drejtësisë Atanas Sllavov dhe Ministrja e Inovacionit dhe Rritjes Milena Stojçeva u takuan me komunitetin bullgar në Uashington. Në ambasadën bullgare, Gabriel theksoi se “vetëm 4 muaj pas formimit të qeverisë do të ketë një seancë të dytë të dialogut strategjik me SHBA-në”.
Ajo theksoi se synimi është që të ndërmerren hapa konkretë për të forcuar partneritetin strategjik në fusha si reforma në drejtësi, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, luftimi efektiv i dezinformatave, bashkëpunimi në mbrojtje, ekonomi dhe energji. Gabriel u bëri thirrje të pranishmëve që të përfshihen në formimin e politikave dhe vendimmarrjen, duke theksuar se shpreson te përvoja, idetë dhe mendimi i tyre kritik.Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..