Tubimi i 18-të Kombëtar për Mbrojtjen e Racave Vendëse të Kafshëve Bujqësore Bullgare mbahet sot në zonën “Panicite” pranë qytetit Kalofer. Veprimtarinë me titull “Të ruajmë së bashku gjithçka bullgare” do ta hapë ministri i bujqësisë Kirill Vëtev.
“Racat lokale janë e ardhmja e blegtorisë bullgare - ato janë rezistente ndaj ndryshimeve klimatike dhe sëmundjeve”, thekson dr. Ivan Mehanxhijski, anëtar i Bordit të Bashkimit Bullgar të Fermerëve dhe kryetar i Shoqatës së mbarështimit të racave bullgare të gjedhëve. Sipas tij, ato duhet të mbrohen, siç është politika e Bashkimit Evropian, sepse mund të shërbejnë me gjen-fondin e tyre për të përmirësuar racat е kultivuara, duke i bërë ato më rezistente.
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..