70% e refugjatëve ukrainas që banojnë në vendin tonë janë gra. Po aq janë edhe të diplomuarit. 28% nga të gjitha refugjatët ukrainas janë nën 14 vjeç. Midis 48 dhe 55 mijë janë fëmijët e shoqëruar, kurse të pashoqëruarit - rreth 500. Këtë e tregon një studim sociologjik për profilin e qytetarëve të vendeve të treta që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në Bullgari, njoftoi gazetarja e BNR Svetosllava Kuzmanova. Numri më i madh i refugjatëve është në qytetet Varna, Burgas, Plovdiv, Sofje, Bllagoevgrad, Stara Zagora dhe Ruse - nga 1000 deri në disa mijëra. Në Bullgarinë Veriperëndimore - në qytetet Vidin, Vraca dhe Montana, refugjatët ukrainas që përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme janë nga 30 deri në 70 persona për secilin nga tri rrethet. Sipas të dhënave të Agjenciaë Shtetërore për Refugjatët, që nga gushti, rreth 168 000 refugjatë ukrainas morën mbrojtje.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..