Në harmoni me vjeshtën që po afron, në rubrikën “Kënga e ditës” do të dëgjojmë “Shiu funk” – kënga e tretë origjinale e grupit pop-swing Wet Pebbles. Ajo u regjistrua në Radion Kombëtare Bullgare si çmim për debutimin e grupit me këngën e tyre “Magjia u rrotullua” – finaliste e konkursit “Pranvera 2021”. Muzikën dhe tekstin e krijoi Teddy Velvet (Teodora Nikollaeva), ndërsa aranzhimin e bëri tërë grupin në përbërje: Bojana Zheljazkova-Zareva – violinë, Danaill Brezov – bas kitarë dhe Nevena Grigorova – bateri.
“Shiu funk” është një këngë për dashurinë, shiun dhe Kozmosin. Në të tregohet historia e një vajze që udhëton me një autobus ndërqytetës në Autostradën “Trakia”. Autobusi duket si kometa Hale-Bopp dhe fluturon në shiun e rrëmbyeshëm. Kopshtari me të cilin është dashuruar e pret diku në Sofje, duke ujitur trëndafilat në oborr.
Redaktore: DiljanaTraçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV..
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I titulluar “Me këngët e Petër Stupelit”, koncerti do të na dërgojë..
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..