Bullgaria ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në 3 nga grupet e punës për 10 pikat për paqen të propozuara nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Pikat janë siguria energjetike, siguria ushqimore dhe mjedisi, njoftoi në Nju Jork zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel pas pjesëmarrjes në një diskutim me ministrat e jashtëm të BE-së.
Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, delegacioni bullgar është kryesuar nga presidenti Rumen Radev. Në takimin për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Radev tha se sfida kryesore me të cilën përballet bota mbetet rreziku i konfliktit ushtarak global dhe dëmtimi i sistemeve ekonomike dhe sociale në mbarë botën nga lufta në Ukrainë. "Ne presim që OKB-ja, që u krijua në vitet pas Luftës së Dytë Botërore shkatërruese, të forcojë rolin e vet si një instrument për gjetjen e paqes," kërkoi presidenti.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..