Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Pas ciklonit Daniel, zona të mëdha të Thesalisë mbetën nën ujë


Pas 2 ditësh reshjesh në zonën e Larisës dhe Trikalës, ra shi me sasinë e reshjeve në 3 vite, uji ende nuk po kullon. Sipas ekspertëve, mund të krijohen liqene të reja në Fushën e Thesalisë pas kalimit të ciklonit Daniel. Stuhia shkatërroi deri në 1/4 e të korrave bujqësore të Greqisë. Thesalia konsiderohet si “shporta e bukës” së vendit. Dëmtimi i të korrave në shumë zona është i pakthyeshëm. Në luginën e Tempes, sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore me të korra patate dhe fasule, bajame dhe pjeshkë dhe vreshta mbetën nën ujë. Mbi 4300 njerëz u zhvendosën pas katastrofës. Numri i të vdekurve është 16. Ministria greke e Shëndetësisë ka paralajmëruar rrezikun e epidemive të transmetuara nëpërmjet ushqimit, ujit dhe kafshëve në zonat e fatkeqësisë, raporton televizioni grek “ERT”. Më shumë se 50000 kafshë ngordhën.

Mbetjet nga dronët rusë ranë sërish në Rumani

Ushtria rumune ka nisur ndërtimin e strehimoreve kundërajrore për banorët e fshatit Plauru
Ushtria rumune gjeti përsëri mbeturina nga një dron rus pranë lumit Danub në qarkun Tulcеa, rreth 15-20 km larg kufirit ukrainas. Bukureshti fillimisht mohoi se ka mbeturina në Rumani nga sulmet ruse në portet ukrainase të Reni dhe Izmail. Por pas raportimeve në numrin e telefonit 112, këtë e ka konfirmuar ministri i mbrojtjes AngelTilvar. Dronëtzbulohen vështirë nga radarët sepse ata sulmojnë në lartësi të ulëta deri në 100 metra, bëri të diturMinistria. Bukureshti thirri ambasadorin rus në Ministrinë eJashtme të Rumanisë dhe dërgoi një notë proteste, duke kërkuar fundin e sulmeve ruse. Autoritetet i bënë thirrje popullatës në zonë që në rast rreziku “të strehohen në bodrume, strehimore të mbrojtjes civile ose në shtëpi”. Ushtria rumune ka nisur ndërtimin e strehimoreve kundërajrore për banorët e fshatit Plauru, raporton AGERPRES.

Ankaraja është e pakënaqur me raportin e Parlamentit Evropian për Turqinë


Ministria e Jashtme në Ankara kritikoi raportin e Parlamentit Evropian për Turqinë. Sipas Ankarasë, ai "është plot me akuza dhe paragjykime të padrejta të bazuara në dezinformata nga qarqet antiturke". Shënohet se dokumenti tregon pikëpamje të njëanshme përEgjeun, Mesdheun Lindor dhe Qipron dhe "nuk korrespondon me të vërtetat historike dhe ligjore". Deklarata u publikua në përgjigje të raportit të miratuar nga Parlamenti Evropian për përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian në vitin 2022. Turqia dhe BE-ja kanë nevojë për një mirëkuptim të përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe, gjë që kërkon përpjekje nga të dyja palët, thaKomisioneri Evropian OlivérVárhelyi, cituar nga gazeta “Sabah”. Komisioneri falënderoi Turqinë për pranimin e 4 milionë refugjatëve nga Siria dhe tha se ka nënshkruar një projekt prej 781 milionë eurosh për të mbuluar nevojat bazë të 2 milionë refugjatëve në vend.

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030


Në Heraklion të Greqisë, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMI) angazhoi Kosovën me organizimin e lojërave të vitit 2030. Oferta e Kosovës mori mbështetje edhe nga Shqipëria, ku do të mbahen disa nga ngjarjet. Para kësajAsambleja e Komitetit ndryshoi rregulloren e saj, e cila pengonte vendet pa dalje në det të organizonin Lojërat Mesdhetare. Në këtë mënyrë iu hap rruga organizimit të ngjarjes sportive ndërkombëtare në Prishtinë. Në votim morën pjesë 66 delegatë. 55 e mbështetën kandidaturën e Prishtinës, tetë ishin kundër dhe tre abstenuan. Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë atletë nga 26 vende. Dhjetë nga këto vende nuk e njohin Kosovën. Kryeministri Albin Kurti premtoi se do të ndërtohet një stadium kombëtar për ndeshjet në Prishtinë.

Do të riparojnë një urë kufitare mbi lumin Sava nga koha e Austro-Hungarisë


Ministri i Transportit i Bosnjë-Hercegovinës Edin Forto dhe homologu i tij kroat dhe zëvendëskryeministri OlegButkovic nënshkruan një kontratë për rindërtimin e urës Brçko-Gunja mbi lumin Sava. Objekti është në kufirin mes dy vendeve, raporton BTA. Ura Brçko-Gunjaështë ndërtuar në kohën e Austro-Hungarisë. Për momentin, për shkak të gjendjes së keqe të urës, kalimi i kamionëve nëpër të është i kufizuar. Ministri Forto tregoi se puna për rindërtimin e urës duhet të fillojë deri në fund të vitit 2024 pasi të ketë përfunduar projekti inxhinierik. Riparimet do të financohen në mënyrë të barabartë nga të dyja palët, por çmimi përfundimtar nuk është ende i qartë. Zagrebi dhe Sarajeva gjithashtu kanë rënë dakord të mirëmbajnë së bashku urat dhe infrastrukturën rrugore përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: kathimerini.gr, AFP, cumhuriyet.com.tr, Anadolu Agency, koha.net

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD