Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 shtatorin 2023

Mot i vranët me reshje

Foto: EPA/BGNES

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe 19°, në Sofje 16°.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët, në shumë vende me reshje të shiut. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga linja-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23° dhe 28°, pak më të larta në rajonet ekstreme jugperëndimore deri në 31°, në Sofje rreth 25°.

Në zonat malore do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu dhe bubullima, ndërsa dukuritë do të jenë më intensive në orët e pasdites. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja, në zonat më të larta të maleve Rilla dhe Pirininga era do të jetë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 20°, në 2000 metra – rreth 12°.

Do të mbajë mot me vranësira të konsiderueshme përgjatë Detit të Zi, kryesisht në orët e pasdites në bregdetin verior me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë 25°-26°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD
Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD