Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse viti shkollor në Bullgari fillon më 15 shtator?

Foto: Muzeu Kombëtar i Arsimit – Gabrovo

Çdo vit, në prag të 15 shtatorit, lind pyetja: Pse pikërisht në këtë datë fillon viti shkollor në Bullgari, a ishte gjithmonë kështu dhe si zhvillohej procesi shkollor? Përgjigjen e japin të dhënat historike për fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor në trojet bullgare para dhe pas Çlirimit në vitin 1878 dhe në Bullgarinë moderne, të cilat gjenden në raporte, rregulla, rregullore dhe dokumente të tjera të ruajtura në Muzeun Kombëtar të Arsimit në qytetin Gabrovo.

Rikrijimi i pamjes së shkollave të para në Bullgari në Muzeun Kombëtar të Arsimit – Gabrovo
Shkollat e para fillore që u krijuan në Bullgari ishin pranë kishave dhe manastireve, ku mësuesit ishin murgjit dhe priftërinjtë. Atëherë viti shkollor nuk ishte i lidhur me një datë të caktuar - tregon historiani Veselin Llazarov, kryekurator në muze. – Vende-vende mësohej vetëm në dimër, ndërsa në rajone të tjera – gjatë gjithë vitit, ku shkolla mbyllte dyert vetëm gjatë festave kishtare. Më vonë, në shkollat ​​e përbashkëta, ose shkollat fillore laike, në të cilat nxënësit më të avancuar mësonin disa nga shokët e klasës, gjithashtu nuk kishte një datë të saktë të fillimit dhe të përfundimit të vitit shkollor. Korniza përcaktohej kryesisht nga punësimi i mësuesit, i cili zakonisht ishte brenda gjashtë muajve – nga Dita e Shën Dhimitrit, që bie më 26 tetor, deri në ditën e Shën Gjergjit më 6 maj.”

Rikrijimi i një shkolle të përbashkët në Muzeun Kombëtar të Arsimit – Gabrovo
Nga mesi i shekullit të XIX-të filloi hartimi i ligjeve shkollore, të cilat vendosën edhe një vit shkollor më specifik, si koha.  Ai fillonte në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit dhe përfundonte në qershor, ndërsa për fëmijët që merreshin me punë bujqësore, mësimet filluan 2-3 muaj më vonë.

Faqe nga një libër liturgjik, 1825. Mësimi i tij përmendësh nga nxënësi shënohet me një drekë ceremoniale
Çështja e gjatësisë së vitit shkollor u zgjidh gradualisht në këshillat e mësuesve dhe tubimet e dioqezave në vitet 70-të të shekullit XX. Në Tubimin në Shumen të vitit 1873, u hartua “Statuti i shkollave fshatare”, sipas të cilit viti shkollor për këta fëmijë duhej të ishte 9 muaj. Në këtë tubim u pranua si i detyrueshëm shkollimi fillor i fëmijëve dhe viti shkollor të fillonte më 15 shtator, menjëherë pas festës kishtare të Lartësimit të Kryqit të Nderuar të Zotit, që bie më 14 shtator.

Provimi publik në një shkollë në Gabrovo në fund të vitit shkollor. Në të, nxënësit demonstrojnë njohuritë e tyre dhe më të mirët marrin një libër dhuratë
Pas Çlirimit në vitin 1878, tradita nuk u ndërpre – vazhdon Veselin Llazarov në intervistën e tij për “Radio Bullgarinë”. – Aktet legjislative krijuan, formuan dhe rregulluan gradualisht një organizatë shkollore, e cila përgjithësisht ekziston edhe sot. Në vitin 1879, 1 shtatori u caktua si fillimi i vitit shkollor. Një vit më pas u vendos që kohëzgjatja e tij të ishte 10 muaj në qytete dhe nga 7 deri në 8 muaj në fshatra, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në punimet bujqësore. Ky kuadër ligjor u ruajt deri në vitin 1885.”

Mësuesi i shkollës fillore Ivan Stanev dhe nxënësit e tij të klasës së IV-të në fillim të vitit shkollor 1904/05 në fshatin Draganovo
“Në kohën e ministrit të arsimit Stojan Omarçevski (gjatë qeverisjes së Bashkimit Bujqësor Popullor Bullgar – periudha e viteve 1920-1923) u bënë një sërë reformash në arsim, duke përfshirë edhe organizimin e procesit arsimor. Viti shkollor për qytetet duhej të fillonte më 15 shtator dhe të përfundonte më 12 korrik, për shkollat ​​rurale përfundonte një muaj më parë – më 15 qershor. Gjatë Luftës së Parë Botërore fundi i vitit shkollor u ruajt dhe vetëm në qytete fëmijët përfundonin tri javë më herët.

Data në certifikatën nga Shkolla e Mesme Popullore në Popovo është një ditë para përfundimit të vitit shkollor – 12 qershor 1950
“Kishte një ndryshim në vitin 1952 dhe ai lidhej me vitin shkollor nën ndikimin e sistemit arsimor në Bashkimin Sovjetik – nga 1 shtatori deri më 30 maj. Modeli rezulton i pazbatueshëm për sistemin arsimor bullgar, i cili ka një traditë të kahershme – shpjegon Veselin Llazarov – dhe nga viti 1957 e deri më sot, fillimi i vitit shkollor është 15 shtatori.”

Nxënësit e klasës së III-të nga Shkolla Fillore “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Gabrovo. Dita e parë shkollore – 15 shtator 1980
Në vitin 2011, ministri i atëhershëm i arsimit bëri një përpjekje të pasuksesshme për të rikthyer datën e vjetër 1 shtator. Një tjetër propozim që viti shkollor të fillojë nga data 1 ose 7 shtatori u bë në vitin 2022. Por nxënësit sot e kalojnë pragun e shkollës më 15 shtator. Paç fat!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Muzeu Kombëtar i Arsimit – Gabrovo



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD