Rusia zgjat deri në fund të shtatorit stërvitjen e saj detare në një zonë ujore që përfshin edhe zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi. Këtë e bëri të ditur ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, sipas të cilit bëhet fjalë për veprime provokuese ndaj Bullgarisë. “Rusia bllokon një pjesë të madhe të zonës tonë ekskluzive ekonomike prej dy muaj. Tashmë ata njoftuan se deri në fund të muajit do të vazhdojnë stërvitjet në këtë zonë, gjë e cila ne e konsiderojmë kategorikisht si veprime provokuese ndaj Bullgarisë, ndaj sigurisë dhe interesave tona ekonomike. Po diskutojmë një gamë të gjerë veprimesh të mundshme në përgjigje të këtij provokimi nga Federata Ruse – në mënyrë të pavarur dhe veçanërisht me aleatët tanë”, tha ministri i mbrojtjes.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..