Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministritë e mbrojtjes të Bullgarisë dhe Ukrainës do të nënshkruajnë një memorandum synimi

Foto: BTA

Një memorandum synimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës u miratua sot, më 13 shtator, nga Këshilli i Ministrave. Ai do të nënshkruhet nga ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Memorandumi përcakton një gamë të gjerë fushash për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes.Nënshkrimi i tij do të jetë një shenjë e gatishmërisë së Bullgarisë për të forcuar bashkëpunimin për zhvillimin е aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe për të rritur ndërveprimin e saj me NATO-në. Dokumenti është në përputhje me deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO të miratuar nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor më 6 korrik 2023, theksojnë nga ministria.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD

Mirëpresim anijen "Shën Kirili dhe Metodi" me eksploruesit bullgarë të Antarktidës

Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Ajo pritet të ankorohet në orën 10:00. Anija po kthehet nga një mision i tretë pesë-mujor i suksesshëm në Oqeanin Jugor dhe..

botuar më 25-04-11 4.45.PD

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD