Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Еdhe bullgarët ndihmuan në shpëtimin e speleologut, i cili u dëmtua në thellësitë e një shpelle turke

Foto: AP/BTA

Pas ditësh përpjekjesh, ekipet e shpëtimit nxorrën jashtë speleologun amerikan Mark Diki, i cili ishte i bllokuar më shumë se 1000 metra nën tokë në shpellën Morxha të Turqisë. Shkencëtari e gjeti veten në një situatë kritike pasi pësoi një hemorragji në stomak më 2 shtator. Në operacionin kompleks dhe në shkallë të gjerë morën pjesë 150 shpëtimtarë nga shtatë vende, 19 prej tyre bullgarë, njoftoi BNT. Ekipi bullgar i Shoqatës “Shpëtim shpellor” ishte i dyti që iu përgjigj operacionit të shpëtimit. Janë bullgarët ata që sollën në shpellë banka të gjakut për të dëmtuarin  Një mjek dhe një paramedik bullgar shoqëruan Mark Diki përderisa ai u nxor nga shpella me barelë, njoftoi Anri Hazdai nga shoqata.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston Orën e Tokës dhe Ditën Botërore të Ujit

Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..

botuar më 25-03-22 6.20.PD

Për herë të 13-të Bullgaria është pjesë e Javës Botërore të Parasë

Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..

botuar më 25-03-21 5.55.PD
Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..

botuar më 25-03-20 7.05.PD